Fizika (
greq. φυσική, fizis = natyrë) është dega e
shkencës e cila merret me zbulimin dhe veçorizimin e
ligjeve gjithësinore që sundojnë
lëndën,
energjinë,
hapësirën, dhe
kohën, si dhe sjelljen dhe ndërveprimet mes tyre. Fizika është shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë
natyrore. Fizika përshkruhet si "shkencë themelore" sepse fusha të tjera si
kimia dhe
biologjia hulumtojnë sisteme, veçoritë e të cilave varen nga ligjet e fizikës.
Fizika është e lidhur ngushtë me të gjitha shkencat e tjera natyrore, veçanërisht me
kiminë, e cila nga ana e saj me kalimin e kohës ka marrë shumë koncepte nga fizika, mbi të gjitha në fushat e
termodinamikës,
elektromagnetizmit, dhe
mekanikës kuantike.
Zhvillimet në fizikë janë të lidhura ngushte edhe me sektorin
teknologjik, si dhe kanë infleunca shumë të thella në shkencat e tjera
, përfshirë matematikën dhe filozofinë. Për shembull, zhvillimi i
teorisë së elektromagnetizmit coi në krijimin e pajisjeve të shumta
elektrike (televizori, kompjuterat, pajisjet shtepiake.); zhillimet në
termodinamikë cuan në zhvillimin e mjeteve të motorizuara për
transportin; dhe zhvillimet në mekanikë motivuan dhe ndihmuan në
zhvillimin e analizës matematikës , kimisë kuantike , dhe perdorimit të
pajisjeve eksperimentale si mikroskopi elektronik në mikrobiologji.
"Epoka e Atomit" përbën gjithashtu një koncept të rëndësishem në
analizën filozofike dhe historike.
Fizika ndahet në dy disiplina: në
fizikë teorike dhe
fizikë eksperimentale.
Fizika teorike merret kryesisht me formalizimn teorik te dukurive i
cili bazohet ne koncepte matematike, ndërsa fizika eksperimentale
merret me rikrijimin dhe matjen e dukurive të njohura natyrore .
Megjithë kerkimet e shumta akoma kane ngelur disa
probleme të pazgjidhura në fizikë si dhe fusha të shumta kerkimi të cilat nuk janë eksploruar plotësisht.