Fizika (greq. φυσική, fisiki = natyre, amtyre) eshte dege e shkences e cila merret me zbulimin dhe veeorizimin e ligjeve gjithesinore qe sundojne lenden, energjine, hapesiren, dhe kohen, si edhe sjelljen dhe nderveprimet mes tyre. Fizika eshte shkenca nepermjet se ciles njerezit perpiqen te shpjegojne dukurite natyrore. Fizika pershkruhet edhe si "shkence themelore" sepse fusha te tjera si kimia dhe biologjia hulumtojne sisteme veeorite e te cileve mvaren nga ligjet e fizikes.
Fizika eshte e lidhur ngushte me te gjitha shkencat e tjera natyrore, veeanerisht me kimine, e cila nga ana e saj me kalimin e kohes ka marre shume koncepte nga fizika, mbi te gjitha ne fushat e termodinamikes, elektromagnetizmit, dhe mekanikes kuantike.
Fizika ndahet ne dy disiplina: ne fizike teoretikore dhe fizike eksperimentale. Fizika teoretikore merret kryesisht me pershkrimet formuluese, ndersa fizika eksperimentale me rikrijimin dhe matjen e dukurive natyrore te njohura.
Deget e fizikes
Mekanika | Termodinamika | Elektromagnetizmi | Optika | Akustika |
| Fizika e trupave te ngurte | Relativiteti | Fizika berthamore | Fizika kuantike | Astrofizika
Historia e fizikes
Mbas hovit qe kishin marre shkencat e matematikes dhe filozofise ne Greqine e lashte, u paraqit nevoja e degezimit te tyre. Keshtu, ne tekstet e shkruara ne ate kohe, behet gjithnje e me shume dallimi ne mes te problemeve qe zgjidheshin nga matematika, filozofia dhe deget e tyre.
Sot fizika eshte shkence ne vete. Biografite e disa nga shkencetaret te cilet kontribuan ne kete drejtim mund tei gjeni ne listen e me poshtme.
Madhesite fizike themelore
Madhesite fizike themelore jane gjatesia, masa, koha, rryma elektrike, sasia e lendes, temperatura dhe intesiteti i drites.
Rreth fizikes
Nils Bor (Niels Bohr): eshte gabim te thuhet se fizika sherben per te gjetur se si funksionon natyra. Fizika merret me ate efare mund te themi ne per natyren.
Albert Ajnshtajn: Fizika eshte nje perpjekje konceptuale per te prekur realitetin ashtu sie mendohet te pavarur nga realiteti i veshtruar. Teorite fizike jane ne fund te fundit shpikje te mendjes njerezore te cilat ne i perdorim per organizimin dhe shtimin e "pervojes sone".
burimi:wikipedia.