Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Zyrtare: Andrei Arshavin lojtar i Arsenalit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf

Male Numri i postimeve : 822
Age : 37
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Zyrtare: Andrei Arshavin lojtar i Arsenalit Empty
MesazhTitulli: Zyrtare: Andrei Arshavin lojtar i Arsenalit   Zyrtare: Andrei Arshavin lojtar i Arsenalit Icon_minitimeWed Feb 04, 2009 7:46 pm

Më në fund është zyrtarizuar transferimi i Andrei Arshavin nga Zenit St. Petersburgu tek Arsenali për një vlerë prej afro 16.5 milionë funtesh.
Skuadra e Arsenalit ka konfirmuar të martën që mesfushori rus Andrey Arshavin u është bashkuar Topçinjve nga skuadra e Zenit St. Petersburgut.

“Jemi të ngazëllyer që e kemi transferuar Andrey Arshavinin. Ai është një lojtar të cilin e kam admiruar qe një kohë të gjatë. Ai është një lojtar i gjithanshëm me përvojë të madhe, i cili do t’ia shtojë kualitetin skuadrës sonë”, ka thënë trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger.

Ndërsa pas kompletimit të transferimit të tij në Londër, në një intervistë për “Sky Sports News”, 27 vjeçari u shpreh para tifozëve të shumtë të cilin thërrisnin emrin e tij: “Jam i befasuar që shoh kaq shumë tifozë, të cilët i falënderoj shumë. Jam i kënaqur që jam këtu. Tash jam bërë një topçi. Dhe prandaj jam shumë i lumtur”.

Për të ndodhur ky transferim, Zeniti do të fitojë një vlerë prej më shumë se 16.5 milionë funte. 15 milionë funte për transferimin e lojtarit dhe 1.5 milion funte për prishjen e kontratës. Andrei Arshavin do të mbajë fanellën me numrin 23.

_________________
"Kush i largon një besimtari një brenga nga brengat e dynjasë, Zoti do ia largojë brengat e botës tjetër."




Zyrtare: Andrei Arshavin lojtar i Arsenalit Logo10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Zyrtare: Andrei Arshavin lojtar i Arsenalit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: