Ekipi i Portsmouth ka pohuar se ka arritur ta angazhojë lojtarin e Liverpoolit, Jermaine Pennant, si huazim deri nё fund tё sezonit.
Trajneri i Portsmouthit, Tony Adams, ёshtё ndarё i kënaqur qё ka arritur ta sjellё anësorin nё Fratton Park. Pennant do tё mbajё numin 14.
“E njoh atё njё kohё tё gjatё. Ishim sё bashku nё Arsenal para shumё vitesh. Ai ishte ‘djaloshi i ri nga mëhalla’ dhe vlente pёr njё talent tё madh”, ka thёnё Adams.
“Ai ёshtё i shpejtё dhe ka kualitete tё mira teknike. Ai mund t’i sulmojё mbrojtësit. E kam parё atё sё bashku me Crouch nё Liverpool nё ndeshjen kundër Fulhamit vitin e kaluar dhe vazhdimisht kishte depërtim nga ana e djathtё dhe harkime tek Crouch. Ky ёshtё njё kombinim tё cilin sёrish dua ta krijoj”, ka shtuar trajneri i Portsmouth.