--------------------------------------------------------------------------------
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar se ai njëherë kishte bërë një kërkesë të guximshme për të transferuar në Emirates Stadium, mesfushorin David Beckham.
Beckham u largua nga Manchester United drejt Real Madridit në vitin 2003, por siç ka bërë të ditur Wenger, periudha e tij në Spanjë ka mundur të përfundojë vetëm një vit më vonë, po të kishte qenë i suksesshëm tentimi i francezit për të transferuar mesfushorin anglez.
“David po thuajse erdhi në Arsenal, disa vite më herët, kur gjërat nuk shkonin aq mirë gjatë sezonit të tij të parë në Real. Madje u takova me njerëz të cilët kujdeseshin për karrierën e tij, por në fund David vendosi të mbetet në Real”, ka thënë Wenger.
Anglezi mbeti në Bernabeu deri në verën e vitit 2007, kur kompletoi transferimin e tij drejt klubit amerikan Los Angeles Galaxy. Beckham së fundi stërvitet me Arsenalin, për të ruajtur formën e tij, derisa sezoni i futbollit amerikan është i mbyllur.