Një menaxher amerikan fondesh, përgjegjës për miliona dollarë të investitorëve, është raportuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij në Florida.
Policia ka nisur kërkimet për 75-vjeçarin Arthur Nadel dhe po heton kompaninë e tij Sarasota, pas ankesave të klientëve, që kanë raportuar mungesën e fondeve.
Autoritetet policore njoftuan se të paktën pesë investitorë kanë telefonuar për të pyetur për fatin e parave të tyre, pasi i trembën mashtrimit.
Rezulton e zhdukur një sasi e madhe parash.
Zhdukja e Nadel vjen disa javë pas arrestimit të Bernard Madoff, ish shefi i bursës së Nasdaq. Ai u akuzua për ngritjen e një firme piramidale, ku investitorët e vjetër paguhen me paratë që fusin investitorët e rinj.