Gjuha angleze do te zhduket per 100 vjet, ndersa ne vend te saj, nje numer i madh i njerezve do te sherbehet me nje gjuhe te re me emrin "panglish", pohojne ekspertet, transmeton "Daily Telegraph".
"Ne gjuhen angleze do te krijohen fjale te reja, ndersa te vjetrat do te ndryshojne ne menyre dramatike apo do ‘vdesin’ per 100 vjet. Krejt kjo do te ndodhe per shkakun se nje numer i madh i njerezve, te cilet e kane si gjuhe te dyte, edo dite, ne vazhdimesi bejne ndryshime ne gjuhen angleze", ka deklaruar Edwin Duncan, historian nga universiteti Toson ne Maryland te SHBA-ve.
Sipas revistes “Nee Scientist” qysh tani jane te qarta ndryshimet te cilat ndodhin ne gjuhen angleze, sepse ajo flitet ndryshe ne mbare boten, varesisht nga dialekti lokal te cilin e formojne njerezit, qe vijne nga vende te ndryshme te te folurit.
Deri ne vitin 2020, dy miliarde njerez do te sherbehen me gjuhen angleze, nga te cilet vetem 300 milione do te mund te thone se e kane gjuhe amtare. Gjithashtu, ne vitin 2020, anglishtja, spanjishtja, hinduja dhe gjuhet arabe do te jane gjuhe amtare per numer te njejte te njerezve.
Doktoresha Suzette Haden Elgin, gjuhetare e pensionuar, perndryshe profesoreshe e dikurshme e Universitetin San Diego ne Kaliforni vlereson se, megjithate, nuk mundemi me plot siguri te themi se si do te jete e ardhmja e gjuhes angleze. "Ndoshta do te shnderrohet ne panglish, ndoshta ne anglishte qe do te kete shume dialekte apo do te shperbehet ne dhjetera gjuhe te reja", vlereson profesoresha Elgin.