Gjuha angleze apo
anglishtja (anglisht
English language) është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në
Britaninë të Madhe,
Shtetet e Bashkuara,
Kanada,
Irlandë,
Australi,
Zelandën e Ree një numër vendesh tjera. Gjerësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si
gjuhë zyrtare në shumë shtete. Është gjuha që mësohet dhe kuptohet më
së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë,
arsimit dhe diplomacisë”.
Anglishtja i takon familjes së gjuhëve
indo-evropianedhe degës së gjuhëve gjermanike. Rrjedh nga gjuha e vjetër e
anglo-saksonëve, paraardhësve të anglezëve, që u dyndën në Gadishullin
Britanik në mesjetën e hershme. Mirëpo gjatë historisë është ndikuar
nga një numër i madh i fjalëve latine e frënge dhe është thjeshtuar në
gramatikë duke dalluar nga gjuhët e tjera gjermanike që flitet në
Evropën kontinentale.
Harta e botës me vendet ku gjuha angleze është gjuhë zyrtare (
de jure dhe
de facto) kanë shënuar me ngjyrën blu.
Gjuha angleze flitet edhe në Afrikë për shkak se në periudhën e
fillimit të revolucionit industrial u bënë pushtime për gjetjen e
pasurive nëntokësore dhe shfrytëzimin e klasës punëtore, kjo bëri që
popujt e Afrikës të ndikohen nga anglezët e të flasin këtë gjuhë.
Anglezët gjithashtu ishin populli i parë i cili e zbuloi kontinentin e
Australisë, të cilin fillimisht e shfrytëzoi si vend për të burgosurit
politik, kriminelët dhe të internuarit.