Algjeria është shtetë në
Afrikë, me dalje në
Detin Mesdhe në veri të kufirit dhe kufizohet në verilindje me
Tunizin, në lindje me
Libin, në juglindje gjendet
Mali dhe
Mauritania dhe në pjesën perindimore të kufirit (i cili është i mbyllur ) shtrihet
Maroku.
U themelua si "
Republika Popullore Demokratike e Algjerit".
//
HistoriaArtikulli kryesor: Historia e AlgjerisAlgjeria në kohërat e vjetra (
10 000 p.e.s) ka qenë e banuar nga fiset
berbë të cilët më vonë bien nën ndikimi
Kartagjenas.
Gjatë luftës Kartagjenas me romakët, këto fise pavarësohen nga
Kartagjena ashtu që pas një kohe shumë të shkurtë të bien nën sundimin
e Republikës Romake në vitin
200.
Pas ramjes së pjesës perëndimor të perandorisë Romake, berbët
pavarësohen në një pjesë të madhe të territorit të tyre. Me ardhjen e
Vandalëve gjendja e tyre paksa vështirësohet, por kjo ndryshon me shkatrimin e vandalëve nga gjeneralët e
perandorisë Bizantine. Që nga kjo kohë në këtë pjesë sundojnë bizantinët deri me ardhjen e arabëve në shekullin VIII.
Berbët në fillim rezistuan ardhjen e arabëve nën udhëheqjen e
Kusajla dhe Kahinait (ang. Kusayla, Kahina) mirëpo pastaj ata e
përqafuan fenë islame në masë të gjëra. Edhe pse berbët përqafuan fenë
islame ata krijuan kalifatin e tyre. Historia e Kalifatit përshkruhet
me konfliktet e përbrenda islame të drejtimeve të ndryshme si p.sh të
Fatimitëve. Kohëra e trazirave përfundon pas reformës fetare të bërë
përbrenda
kalifatit.
Në shekullin e XVI,
spanjollët marrin disa qytete bregdetare të kalifatit. Mirëpo, kosarët të ndihmuar nga forcat e
perandorisë Osmane në një luftë të vështirë ja arrijnë të dëbojnë spanjollët nga qytetet e tyre.
Ndikimi i Pashallarëve Osmanë pas një kohe filloj të bije, kështu që
Kosarët dhe Jeniçerët filluan të marrin kontrollin e Algjerisë.
Më
1830 trupat ushtarake franceze okupojnë
Algjerin,
Oran-in dhe Bone-në dhe filluan me sukses të sulmojnë pjesën tjetër të
vendit. Më këtë fillon edhe kthimi i kalifatit në një provincë
franceze. Deri më
1906 edhe pjesa e
Saharës që i takonte Algjerisë ishte nën kontrollin franceze.
Me masakrën franceze më
1945 (10 000 viktima të masakruar) fillon edhe lëvizja për pavarësi. Në
nëntor të
1954-ës lëvizja për pavarësi shëndrohet në luftë për pavarësi (Lufta e Algjerisë) e cila arrihet më
1962 me marrëveshjen në Evian e cila e përfundon luftën tetë vjeçare të përgjakshme nga dy anët.
Pas pavarësimit fillojnë konfliktet politike në mes të partive të
cilat marrin fund me marrjen nën kontroll të administratës dhe
ekonomisë shtetërore nga partia e unitetit FLN. Viti
1988për Algjerin ishte një vit në të cilin pakënaqësia ndaj papunësisë
fillojë të shprehej në demonstrata. Demokratizimi (nën presioni e
politikave franceze, e krishtere) i vendit ka filluar më 1989 me
reformën kushtetues e cila garanton të drejtat e njeriut. Më
1991vije deri të zgjedhjet e lira të cilat sjellin grushshtetin ushtarak
për shkak të frigës së fitores së partisë islame FIS (Front islamique
du salut) . Kjo shkaktoj edhe luftën qytetare në mes të armatës
shtetërore dhe armatës popullore islame. Që nga fillimi i kësaj lufte
deri më tani kanë humbur jetën rreth 120 000 viktima.
Pas esklaimit të luftës, qeveria nën ndikimin krishterë propagandon
një politik për pajtim e cila tani udhëhiqet nga partia e unitetit FLN
(vitin
2002).
Në përgjithësi janë tri rryma: krishtere (franceze), islame (arabe) dhe
vendase të cilët i kundërshtojnë ekstremistët e të dy anëve dhe i
dëshirojnë pavarësinë e vërtet të vendit pa ndikime nga jashtë.
Më
8 Prill 2004përsëri vije deri tek zgjedhjet. Në këto zgjedhje të cilat hashiqare
ishin nën ndikimin e ushtrisë (rryma vendase), Abd al-Asis Boteflika i
cili në vitin
1999 ishte zgjedhur nga ushtria, deklaroj se me 83 % të votave është president i Algjerisë dhe më këtë fiton edhe një mandat.
Më
1 Maj 2005vije deri te zëvendësimi i ministrave me paraardhësit e tyre (rikthehen
ministrat e rrymës vendase). Ndër këta ministra më të njohurit janë
Abdelhamid Temar (investimet) dhe Mourad Medelci (financat). Që të dy
janë të njohur për ekonomist dhe më pak për gjëra tjera. Kjo si duket i
ka qetësuar të dy rrymat ekstremiste atë krishtere (ndikimi i
kapitalistëve francez) dhe islame (ndikimin e sheikëve arab).