Gjuha spanjolle (ose spanishtja) flitet në
Spanjë, në Amerikën Qendrore, si dhe në të gjithë
Amerikën Jugore (Latine), me përjashtim të
Brazilit ku flitet
portugezishtja. I takon familjes së
gjuhëve indoevropiane, gjegjësisht asaj
gjuhës latine. Karakteristikë e saj është se shkruhet ashtu siç flitet.
//
Zanafilla e gjuhës spanjolle (218 p.l.K - 409 m.l.K)Spanjishtja është nje gjuhe latine. Por kane ngelur disa gjurmë nga
gjuhet përpara romanizimit, siç ishte euskera (gjuha baske). Pushtimi
romak fillon në vitin
218 p.e.s., por qe e ngadaltë dhe zgjati rreth dy shekuj.
Latinishtja që flitej në gadishullin iberik ishte vullgare, sepse romakët që vinin në Hispania në atë kohë i përkisnin klasëve të ulta.
Dyndjet gjermanikeKaluan në gadishullin disa fise gjermane. Midis tyre ishin dhe
visigodët që u instaluan në të gjithë territorin përveç Pais Basco.
Dominimi i tyre zgjati tre shekuj dhe la disa gjurmë në gjuhë, por
vendasit vazhdonin të flisnin latinishten.
Pushtimi arabNë vitin
711,
arabët e berberët hyrën në gadishullin iberik. Ndejtën rreth tetë
shekuj. Në territoret e veriut u organizua ripushtimi nga mbretëritë
kristiane. Këto mbretëri kishin gjuhët e veta: gallego-portugalisht,
leones (zona e Leon), castellano (zona e Castilla, kështu quhet
spanjishtja sot), navarro-aragones (në veri-lindje të gadishullit) dhe
catalan (në Barcelonën e sotme). Në jug flitej arabishtja. Kristianët
që jetonin në zonat arabe flisnin mozarabe, por kjo gjuhë u zhduk gjatë
ripushtimit. Arabishtja ka lëne gjurmë të rëndësishme në gjuhën
spanjolle (siç është prania e "h"), por nuk u imponua. Megjithëatë qe e
rëndësishme në Mesjetë, sepse Spanja u shnëndërrua në qendrën kulturore
të Evropës, aty shkonin të gjithë të mençurit e vendeve veriore.
1492Ne 2 janar te ketij viti mbaroi ripushtimi dhe kristianet ripushtuan
te gjithe gadishullin duke ekspulsuar arabet e fundit te Granades. Ne
31 mars,
mbreteresha Isabel Katolikja ekspulsoi çifutet. Ata qe iken vazhdonin
te flisnin spanjisht, duke i hapur rruge nje gjuhe tjeter:
judeo-español. Ne te njejtin vit, Kristofer Kolombi zbulon Ameriken ku
perhapet shpejt spanjishtja. Ne 1492 publikohet për here te pare nje
liber për gramatiken spanjolle nga Antonio de Nebrija.