Motra e vogël e familjes Ismaili nuk po del as nga banesa, ndërsa kolegët e saj pohojnë se bukuroshja është "zhdukur" për momentin.
Burime pranë familjes së saj kanë thënë se Zanfina është në vrullin e provimeve dhe se nuk dëshiron të marrë pjesë në ndonjë koncert tani për tani dhe se të gjitha gjërat janë duke i shkuar për së mbari.
“Ajo nuk ka asnjë problem. Nuk ka problem me të dashurin, as me ndonjë sëmundje. Thjesht dëshiron të mësojë sa më shumë për të diplomuar dhe mandej të merret me karrierën e saj”, ka thënë ky burim për telegrafi.com.
Kah mesi i korrikut pritet që Zanfina të udhëtojë për në vendet bregdetare ku do të mbajë disa koncerte për adhuruesit e saj, përderisa është duke punuar ngadalë por sigurt për albumin e saj më të ri./telegrafi/