"Sportmediaset" njofton se Rossonerët kanë arritur marrëveshje për ta transferuar qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Daniel Agger.
24-vjeçari do të nënshkruajë një marrëveshje katër vjeçare me Milanin, ndërsa ‘Redsat’ do të fitojnë nëntë milionë euro nga kjo shitje.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është takuar me agjentin e danezit, Per Steffense, ndërsa ky është përforcimi i dytë i Milanit brenda një jave, pas transferimit të Felipe Mattionit nga Gremio.