Tabloidët britanikë spekulojnë se mesfushori ofanziv i Zenit St. Petersburgut, Andrei Arshavin, gjatë ditës së sotme do të arrijë në Emirates Stadium.
“Ende nuk ka lajme konkrete, mirëpo të martën do të ketë”, ka thënë agjenti i lojtarit rus, Dennis Lachter.
“Negociatat me Arsenalin vazhdojnë, ndërsa mundësitë janë të mëdha që Arshavin së shpejti do të luajë në Ligën Premier”, thotë trajneri i Zenitit, Dick Advocaat, për “The Belfast Telegraph”.
Sipas të gjitha gjasave 27-vjeçari do të nënshkruajë në kohë për të luajtur në ndeshjen e të dielës kundër Cardiffit të vlefshme për FA Cup.