Kalimi i Andrei Arshavin te Arsenali tash është më afër se kurrë, pasi që skuadra aktuale e tij Zenit St Petersburg, i ka ftuar zyrtarët e Arsenalit që ta diskutojnë transferimin.
“Zeniti i ka ftuar zyrtarët e Arsenalit në St Petersburg të martën e ardhshme. E kemi bërë këtë për të treguar se Zeniti dëshiron të gjejë një opsion të pranueshëm për të gjithë”, ka thënë për “The Guardian” zëdhënësi i Zenitit, Alexei Petrov.
Zeniti kërkon 12 milionë funte (13.3 milionë euro) për yllin rus, ndërsa Arsenali ofron 10 milionë funte (11.1 milionë euro).