Sulmuesi i francez i Juventusit, David Trezeguet, thotë se bashkëkombësi i tij Franck Ribery do të ishte përforcim i përsosur te Zonja e Vjetër.
Bianconerët e kanë përpiluar listën e lojtarëve, të cilën konsiderohen favoritë për ta zëvendësuar legjendën Pavel Nedved, ndërsa njëri prej tyre është edhe anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery.
“Ribery është një lojtar i shkëlqyer dhe do të ishte përforcim i jashtëzakonshëm i skuadrës. Sido që të jetë, mendoj se drejtuesit e skuadrës janë në dijeni se zëvendësuesi i Nedvedit duhet të jetë futbollist i jashtëzakonshëm”, ka thënë Trezegol.