Milani i ka ofruar Bayern Munichut 35 milionë euro dhe Massimo Oddon, i cili aktualisht është në huazim te bavarezët, për të fituar shërbimet e anësorit francez, Frank Ribery.
Rossonerët janë duke kërkuar mundësitë si ti shpenzojnë paratë të cilat do t’i fitojnë me shitjen e Kaka, ndërsa lojtari i cili më së miri do ta zëvendësonte brazilianin, është pikërisht Ribery.
Gazeta franceze “Le Parisien” njofton se Milani tashmë i ka bërë ofertë Bayernit. Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, e pëlqen shumë mesfushorin francez, ndërsa gazeta e përmendur njofton se zyrtarët e skuadrës kuqezi i kanë ofruar francezit kontratë katërvjeçare dhe 6.5 milionë euro për sezon.