Milano - Skuadra e Milanit është në pritje të lojtarit brazilian Mationi. Mediat italiane publikojnë sot se mes klubit kuqezi dhe mesfushorit shkatërrues është arritur një marrëveshje që do ta mbajë atë në Milano për 4 vjet e gjysmë. Menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, deklaron se Mationi do të mbërrijë nesër në Milano, ku më pas edhe do të fillojë stërvitjen.
“Mationi do të mbërrijë nesër në Milano, ku do të bëjë edhe vizitat mjekësore. Mes palëve është arritur një marrëveshje për katër vjet e gjysmë, dhe tani pritet vetem të luajë”, deklaron menaxheri i lojtarit.
Mationi është 20 vjeç, dhe është një mesfushor shkatërrues. Milani i ka dhënë 6 milion euro skuadrës së Gremios për të marrë shërbimet e tij.