243 milionë funte për Kaka? Milani pranon?
Skuadra e Milanit ka njoftuar se ata janë duke shqyrtuar ofertën të cilën e ka bërë Manchester City për superyllin brazilian Kaka. Nga 243 milionë funtet, 108 milionë funte do të shkojnë në arkën e Milanit!
Ditëve të fundit ka spekulime të shumta në lidhje me ofertën që kanë bërë ‘pasanikët’ nga Mançesteri për të fituar shërbimet e yllit të Milanit. “Sky Italia” njofton se delegatët e Cityt i kanë shtuar edhe shtatë milionë euro ofertës primare, dhe tashëm ata ofrojnë 107 milionë euro për ta transferuar ish-Topin e Artë.
“Ne jemi duke shqyrtuar ofertën për Kaka. Manchester City ka dhënë një propozim dhe ne jemi duke e shqyrtuar. Kjo nuk do të thotë se e kemi pranuar atë, por pas shqyrtimit do të vendosim për përgjigjen”, ka thënë drejtori i “Milan Channel”, Mauro Suma.
Ndërkohë mësohet se babai i Kaka ka udhëtuar për në Mançester, ndërsa një burim i besueshëm i ka thënë “Associated Press” se Milani është pajtuar, ndërsa mbeten të zgjidhen detajet ndërmjet lojtarit dhe Cityt.
E fundit...
Kaka i gatshëm të pranojë ofertën e Cityt
Sipas lajmeve të fundit të mediave angleze, Manchester City, e ka ngritur ofertën për Kaka në 243 milionë funte (271 milionë euro).
The Sun ka shkruar se agjentët e brazilianit i kanë dhënë leje Cityt t’i drejtohet Milanit, gjashtë javë më herët, kur kishin parë se çfarë shume mund të ofrohet.
Oferta e re Cityt është ndarë kështu:
- 108 milionë funte për Milanin (oferta e mëhershme ishte 107 milionë euro)
- 108 milionë euro pagesat e Kakas, përfshirë edhe taksat. Kaka do të marrë të ardhura neto prej 13.28 milionë në vit, që i bie 255 mijë funte në javë.
- 27 milionë për komisionarët, ndërmjetësuesit dhe harxhimet tjera.