Kampioni i Serie A, Interi, pritet të bëjë një transferim të shpejtë të sulmuesit të Chelseat, Didier Drogba, gjatë ditëve të ardhshme.
Daily Star shkruan se Drogba pritet të transferohet tek ekipi që drejtohet nga ish-trajneri i tij, Jose Mourinho, për një shumë prej 15 milionë funtesh.
Scolari, i cili e ka lënë jashtë formacionit sulmuesin e Bregut të Fildishtë më fitoren e fundit të Chelseat ndaj Stoke Cityt, duket se ka vendosur të heqë dorë nga shërbimet e tij.
“Ishte zgjidhja ime ai të mos përfshihet në formacion për këtë ndeshjes. Shitja? Kjo nuk është zgjidhja ime, por mendoj se nëse dikush ofron shumë para, klubi mund të pranojë”, ka thënë trajneri brazilian.