Menaxheri i Aston Villas, Martin O'Neill, e ka rritur çmimin e mesfushorit anglez Ashley Young për 7 milionë funte.
“Sa kam thënë më herët se vlen? Ishte 75 milionë funte? Ok, le ta bëjmë 82 milionë funte tash”, ka bërë shaka O’Neill, duke shtuar:
“Lojtarët si Ashley Young dhe Gabriel Agbonlahor janë të paçmueshëm, absolutisht të pazëvendësueshëm. Nuk do të mendoja t’i shes lojtarët”.
“Por, isha i sigurt se Milani nuk do të pranonte asnjë ofertë për Kaka. Megjithatë tash ata duket se po e pranojnë. Por kjo nuk do të ndodh këtu”, ka shtuar trajneri anglez.