Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, do ta dënojë portugezin Nani me 60 mijë funte, për shkak të kartonit të kuq të cilin e mori në ndeshjen kundër West Hamit.
Nani u ndëshkua me karton që në pjesën e parë, pasi që në mënyrë të panevojshme e goditi me kokë lojtarin kundërshtar, Lucas Neill. Ferguson është hidhëruar shumë për shkak të reagimit të lojtarit të tij dhe ka vendosur ta dënojë me dy rroga javore, nga të cilat shpreson që Nani të mësojë.
Për shkak të kartonit të kuq, Federata Angleze e Futbollit, e ka suspenduar portugezin me tri lojë, që do të thotë se ai sigurisht se do të mungojë në ndeshjen e fundit kundër Wiganit, si dhe në dy ndeshjet e para të sezonit të ardhshëm.