Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Del Piero vlen më shumë se 120 milionë euro

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



Del Piero vlen më shumë se 120 milionë euro Empty
MesazhTitulli: Del Piero vlen më shumë se 120 milionë euro   Del Piero vlen më shumë se 120 milionë euro Icon_minitimeSat Jan 17, 2009 2:16 pm

Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka dhënë mendimi e tij për mega-ofertën të cilën ia ka bërë Manchester City skuadrës së Milanit, për të fituar shërbimet e Leite Kaka, duke thënë se Bianconerët nuk do ta lejonin largimin e njeriut kryesor të tyre për vlerë të ngjashme parash.
“Çka nëse Manchester City do të na ofronte 120 milionë euro për Del Pieron? Juventusi nuk do ta lejonte largimin e Del Pieros. Ai është ylli kryesor i skuadrës dhe nuk do të largohej kurrë nga Torino. Ndërsa ne nuk do ta shisnim as për 120 milionë euro”, ka thënë Gigli.

Këto komente presidenti i Zonjës së Vjetër i ka bërë pasi “Tuttosport” kishte njoftuar se skuadra e David Beckham, LA Galaxy, i ka bërë ofertë agjentit të Del Pieros për ta transferuar kapitenin e Juventusit në Ligën amerikane të futbollit, MLS.

Ndërkohë “Sky Italia” ka njoftuar se edhe skuadra e Manchester Cityt i është vënë pas ikonës bardhezi, ndërsa tashmë dihet interesimi i tyre për Buffonin.

Sido që të jetë legjenda 34-vjeçare nuk do të largohet nga skuadra e tij e zemrës për çdo çmim, së paku deri në verën e vitit 2010, pasi që ai dëshiron të jetë pjesë e përfaqësueses së Italisë që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Del Piero vlen më shumë se 120 milionë euro
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: