Është e vërtetë! Inter Milan është shumë afër nënshkrimit me Del Pieron, mirëpo jo me legjendën e Juves, Alessandro Del Piero, por me të riun nga Treviso, Jago Del Piero.
Sipas mediave italiane, Interi është shumë afër nënshkrimit me talentin e ri të Trevisos, Jago Del Piero, i cili konsiderohet si një sulmues i shkëlqyeshëm nga të rinjtë, dhe që ka dy pasaporta, atë braziliane dhe atë italiane.
Zikaltrit shpresojnë se në vitet e ardhsme Del Piero do të jetë njëri nga lojtarët kyç të Nerazzurëve.
Mediat vazhdimisht kanë spekuluar për një lidhje të mundshme të Interit me legjendën e Juves, duke pasur parasysh mbiemrin e ngjashëm të tyre. Si do që të jetë, ndoshta Inter ka dëshirë ta ketë një emër të tillë të madh në skuadër, përderisa nuk mund ta ketë ikonën.