Pas tre barazimeve radhazi, Palermo perfaqson nje provim per Ranierin
dhe Juventusin. Shoqeria dhe tifozet pretendojne nje fitore pa te cilen
do te zyrtarizohej gjendja e krizes. E pamendueshme te mos mberrije nje
e tille, edhe pse skuadra rrezikon te shkoje ne testin e te dieles me
nje emergjence te plote ne mbrojtje. Tifozet jane te inatosur
vecanerisht me Ranierin, dhe drejtuesit nuk jane te kenaqur me
rezultatet qe i shohin edhe si rrjedhoje e zgjedhjeve te tij. Por
drejtuesit nuk mund te behen pjese e zhurmes se pergjithshme dhe
llogjikojne, keshtu, ata kane shprehur mbeshtetjen per zgjedhjet e
trajnerit edhe pse keto te fundit jane te dhimbshme. Keshtu kunder
Palermos do te ndryshojne gjerat. Me numrat (assistet e tre golave te
fundit) Giovinco ka treguar qe cilesite e tij jane mese te nevojshme
sot. Nderkaq, Del Piero, pervec prodhimtarise ne goditjen e denimit
kunder Zenitit, eshte thate prej kohesh, nderkohe qe Nedved nuk po
shkelqen me. Keshtu ne kete pike, nje nga te dy do ti lere hapsire
talentit bardhezi. Madje, duke pare gjendjen e Iaquintes eshte e
mundshme qe te perfundojne te dy ne pankine.