Kampionët e Italisë janë shprehur të interesuar për shërbimet e mesfushorit të Udineses, Gaetano D'Agostino.
Mediat italiane sot kanë njoftuar se trajneri i Interit, Jose Mourinho, dëshiron ta ketë në skuadër anësorin e Genoas, Giandomenico Mesto, si edhe mesfushorin e Udines, Gaetano D'Agostino, për të cilin janë të interesuar edhe Juventusi dhe Roma.
Edhe pse është spekuluar se D’Agostino ka arritur një parakontratë me Bianconerët, faqja Udineseblog.it shkruan se italiani dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij në Giuseppe Meazza.