Mediat franceze kanё përcjellё lajmin se ekipet italiane, Inter dhe Juventus, me vëmendje janë duke përcjellё paraqitjet e 18-vjeçarit francez Sofiane Feghouli.
“Jam i njoftuar me interesimin, por për momentin përpiqem të mos mendoj për të. Jam i koncentruar vetëm në Grenoble”, ka thënë mesfushori francez me prejardhje algjeriane.
Megjithatë italianët nuk janë të vetëm në tentimin për të nënshkruar me tinejxherin, pasi që edhe përfaqësues të Liverpool dhe Ajaxit gjatë javës kanë qenë të pranishëm në ndeshjet që ka zhvilluar Grenoble.
Në të kaluarën për shërbimet e Feghouli interesim kishin shprehur edhe Barcelona, Chelsea dhe Milani.