Mediumet italiane kanë zbuluar se drejtuesit e Juventusit, tashmë kanë udhëtuar në Madrid në përpjekje për të angazhuar holandezin Royston Drenthe.
Drenthe kaloi në Real gjatë sezonit të kaluar, por nuk pati shumë shanse për t’u dëshmuar nën urdhrat e trajnerit Bernd Schuster.
Holandezi nuk është pjesë e planeve të Shusterit edhe për këtë sezon, ashtu që me siguri se do të largohet nga Madridi. Calderon nuk dëshiron të heqë dorë nga talenti i ri, ashtu që huazimi një-vjeçar është opsioni më real.
Juventus është në kërkim të një mesfushori, por deri më tani nuk ka arritur të angazhojë asnjë, edhe pse ka disa opsione për transferim. Krahas Drenthes, Juve është në biseda edhe me Interin për serbin Dejan Stankoviq, edhe pse tifozët e biankonerëve nuk pajtohet për këtë transferim.