Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Juventus kryeson në Serie A

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Juventus kryeson në Serie A Empty
MesazhTitulli: Juventus kryeson në Serie A   Juventus kryeson në Serie A Icon_minitimeSun Jan 25, 2009 2:28 pm

Ndeshja kryesore e javës së njëzet në Serie A është zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos ku janë takuar Juventusi dhe Fiorentina. Bianconerët kanë arritur të fitojnë tre pikë të arta në këtë ndeshje të bukur dhe shumë të vështirë për t’u fituar, pasi kanë fituar kundër Violas me rezultat minimal prej 1-0.


Kthehet Buffon, Foto: Reuters


Zonja e Vjetër zhvilloi një pjesë të parë shumë më të mirë se kundërshtari, megjithatë në raste të caktuara ka mundur të dënohet nga kundërsulmet e Violas.


Rastet e bardhezinjve u konkretizuan në minutën e 21-të, kur pas një superpasimi të kapitenit Alessandro Del Piero, Claudio Marchisio (i cili këtë mbrëmje luajti në vend të Momo Sissokos së suspenduar) e mposhti portierin Sebastian Frey.



Momenti kur Marchisio e mposhti Freyn, Foto: Reuters



Deri në fund të pjesës së parë u shpërdoruan disa raste nga të dyja anët, ndërsa vendasit ishin më dominues. Te Fiorentina vlen të përmendet një traversë, si dhe dy momente të dyshimta për një penallti dhe një pozitë jashtë loje.



Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola, mirëpo u zhvillua një ndeshje shumë e bukur me shumë raste, por fatkeqësisht pa gola.



SuperBuffon dhe Gilardino, Foto: Reuters


Fiorentina pati shumë raste për ta barazuar rezultatin, mirëpo lojtarët me fanellat vjollcë nuk arritën ta kalonin portierin më të mirë në botë, Gigi Buffon, i cili i përkujtoi të gjithë se është kthyer në portën e Juves.



Nga ana tjetër, edhe te Bianconerët nuk munguan rastet, por edhe ata nuk u treguan të vendosur para portës së Sebastian Freyt.



Carvalho Amauri, Foto: Reuters


Me këtë fitore, Juventus barazohet me pikë me Interin, ndërsa për shkak të golaverazhit më të mirë kalon në pozitën e parë në tabelë. Rikujtojmë që Zikaltrit të dielën do ta zhvillojnë ndeshjen e javës së njëzet kundër Sampdorias në Giuseppe Meazza, por do të jenë të hendikepuar pasi do të luajnë pa sulmuesin kryesor, Zlatan Ibrahimovic, i cili është i suspenduar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Juventus kryeson në Serie A
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Italy - Serie A
» Valkyrie kryeson në listën e filmave më të shikuar
» Milan kryeson me numrin e tifozëve që e përcjellin në stadium
» Serie A <>
» Italy - Serie B

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: