Filmi i ri i Tom Cruise, “Valkyrie” ka kryesuar në listën e filmave më shikuar jashtë Amerikës, për të dytën javë me radhë, duke fituar 18.6 milionë dollarë nga 26 vende të botës.
Filmi mbi komplotin ushtarak gjerman për të vrarë Hitlerin në vitin 1944, mposhti konkurrencën nga rivalët e sezonit, përfshirë filmin e Brad Pitt, “The Curious Case Of Benjamin Button”, që përfundoi në vendin e dytë me 11.5 milionë dollarë të fituar.
Filmi i Kate Winslet, “Revolutionary Road”, u rendit i treti me 11 milionë dollarë, derisa top pesëshi është mbyllur nga filmat “Slumdog Millionaire” dhe “Doubt”.