Supermodelja amerikane, Marisa Miller ka nokautuar aktoren, Lindsay Lohan, dhe 100 vajza të tjera, duke u renditur e para në listën në revistën për meshkujt "Maxim", thuhet në një raport të kësaj magazine.
Është hera e parë që Miller, modele e "Victoria Secret", paraqitet në listën vjetore për vajzat më të adhuruara nga meshkujt në këtë revistë, përderisa ajo ka fituar
"fansa", pasi që ishte paraqitur me veshje sportive.
"Miller është rikthyer zyrtarisht si supermodelja e parë në Amerikë që nga koha kur Cindy Craweford kishte pushtuar imagjinatën e meshkujve amerikanë", ka thënë në editorialin e tij kryeredaktori i "Maxim", James Kaminsky.