Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Massa: "bolidi f 60 më i mirë sesa ai i vitit të shkuar"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Massa: "bolidi f 60 më i mirë sesa ai i vitit të shkuar" Empty
MesazhTitulli: Massa: "bolidi f 60 më i mirë sesa ai i vitit të shkuar"   Massa: "bolidi f 60 më i mirë sesa ai i vitit të shkuar" Icon_minitimeMon Jan 19, 2009 12:13 pm

Braziliani Felipe Massa pati nderin të jetë vozitësi i parë i kokëkuqes që e ka testuar bolidin e ri të emëruar F60. Nënkampioni aktual i garave në Formula 1 për disa orë e testoi këtë bolid në shtegun Mugello, duke deklaruar se është mjaft i kënaqur pas ditës së parë të provave zyrtare. Massa i cili edicionin e kaluar kishte triumfuar në gjashtë gara i deklaroi medieve të ndryshme botërore se dallimi i kësaj makine me atë të vitit të shkuar është mjaft i theksuar. Përkundër faktit se është më i lirë në çmim, ky bolid është më spektakolar, ndot më pak ajrin dhe është shumë më i shpejtë që siguron lehtësi më të madhe në parakalime, ka deklaruar braziliani, që këtë edicion llogaritet në mesin e favoritëve për titull. Në kompleks makina ka një pjesë të përbërë nga fibra karboni, pjesa e parme apo siç quhet ndryshe "hunda" e makinës, është pak më e ulët dhe më e mprehtë, janë shtuar disa devijues ajri në pjesën e përparme dhe janë modifikuar pasqyrat, tashmë qëndrojnë më pas dhe në pjesën e jashtme të bolidit. Marshi do të jetë gjysmë automatik me kontroll elektronik por ndryshimet e marsheve janë me të shpejta. Edhe pesha e makinës mbetet brenda normave, 605 kg, aq sa edhe makina e sezonit të shkuar. Revolucionar është edhe timoni i makinës së re Ferrari, i cili ka 6 rregullatorë në pjesën e përparme, për t'iu përshtatur kërkesave mekanike të kësaj makine Më 2009 do t'i rikthehen kampionatit botëror të Formulës 1 edhe gomat slik. Ky tip gomash është pa kanale dhe siguron një shpejtësi më të madhe. Dallimi tjetër është se kokëkuqja në sezonin e ri nuk do të ketë më numrat 1-2, të cilët do t'i kalojnë makinave të skuadrës McLaren Mercedes, për vozitësit Hamilton dhe Kovalainen, ndërsa numrat 3-4 janë të rezervuar për Raikkonen dhe Masan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Massa: "bolidi f 60 më i mirë sesa ai i vitit të shkuar"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Massa: "bolidi f 60 më i mirë sesa ai i vitit të shkuar"
» LUIS ARAGONES, TRAJNERI MË I MIRË I VITIT 2008
» Beje Remove apo Disable "Recent Documents" nga Start menu
» Të punësuarit në "Tojota" blejnë makina të reja për t'i ndihmuar kompanisë
» Marisa prin në listën e femrave më seksi në "Maxim"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: