Instituti i futbollist për statistika dhe histori, ka përzgjedhur trajnerët më të mirë për vitin 2008. Për strategun më të mirë kanë votuar 87 trajner nga shtetet e ndryshme të botës, ndërsa vota më së shumti ka marrë trajneri aktual i skuadrës turke Fenerbahce, 70 vjeçari Luis Aragones, i cili me sukses i priu kombëtares Spanjolle drejt titullit të kampionit të Evropës, në evropianin mbajtur vjet në Austri dhe Zvicërr. Aragones fitoi 252 vota plotë 107 më shumë se selektori aktual i Rusisë, holandezi Guss Hiddink, që përfundoi i dyti para selektorit aktual të Turqisë, Fatih Terim, që tuboi 72 vota. Shpërblimet për trajnerët më të mirë të vitit do të ndahen me 16 shkurt në një gala mbrëmje që do të mbahet në Francë, ditë kjo që përkon me 25 vjetorin e themelimit të këtij instituti