Agjencia sportive në internet AlbanianBoxing.com për herë të dytë shpalli boksierin dhe kikboksierin profesionist shqiptar më të mirë të vitit dhe i nderon sportistet me mirënjohje të drejtpërdrejt nga tifozët shqiptarë të cilët patën mundësinë të marrin pjesë në këtë zgjedhje përmes një adrese elektronike.
Boksieri më i mirë u shpall Nuri Seferi, ndërsa kikboksieri më i mirë Kreshnik Rrustemi.
Mirënjohjen për boksierin më të mirë të vitit 2008 e ka fituar Boksieri i peshave Cruiser nga Maqedonia, Nuri Seferi, i cili në vitin 2008 e zhvilloi luftën më të madhe në karrierën e tij kundër ish-kampionit të botës Herbie Hide si dhe disa duele të tjera të cilat e sollën në pozitën e 18 të ranglistës (EBU) Evropiane .
Për Nuri Seferin kanë votuar afër 8.500 vizitorë apo 67% nga pjesëmarrësit e kësaj zgjedhjeje, ndërsa për kikboksierin Kreshnik Rrustemi ka pasur 5.600 vota apo 59% nga gjithsej 100%.
Kikboksieri Kreshik Rrustemi në vitin 2008 ka bërë bujë të madhe në arenën ndërkombëtare të kikboksit, ai me fitoret që i arriti në këtë vit e siguroi edhe një vend për pjesëmarrje në K-1 World Grand Prix, turneu më i madh i botës, ku do të fillon nga muaji Shkurt i vitit 2009, ndërkohë Kreshnik Rrustemi është bërë kikboksier i klubit shumë të mirënjohur në Holandë "Show Time".