Mesfushori i skuadrës angleze, Manchester United dhe i Kombëtares së Portugalisë, Cristianoi Ronaldo, është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2008 në përzgjedhjen që e ka bërë shtëpia më e madhe e futbollit botëror FIFA. Kjo u mësua mbrëmë në Cyrih, ku u mbajt ceremonia e ndarjes së këtij shpërblimi. 23 vjeçari Ronaldo që ishte më i merituari për sukseset e skuadrës angleze në edicionin e kaluar në garë për këtë trofe të rëndësishëm la prapa vetës anëtarin e Barcelonës, Lionel Messi, dhe atë të Liverpoolit, Fernando Torres, ndërsa toppesëshen e mbyllën mesfushori i Barçës dhe futbollisti më i mirë i shpallur në "Eruro 2008", Xavi Hernandes dhe mesfushori i Milanos, Leite Kaka. Ky ishte trofeu i tretë i pranuar nga portugezi pas atij FIF Pro që e ndajnë futbollistët profesionistë dhe "Topit të Artë", që e ndan revista prestigjioze "France Football", ndërsa për futbollistin më të mirë nga FIFA të drejtë vote kanë trajnerët dhe kapitenët e 208 kombëtareve. Pasi e pranoi trofeun nga legjenda e gjatë e futbollit botëror, Pelle, Ronaldo deklaroi se ky është moment shumë i veçantë për të, diçka speciale që kurrë më parë nuk e kishte paramenduar. Tani i them nënës time dhe motrës se Ronaldo bëhet futbollisti i parë nga një skuadër e Anglisë që e fiton këtë trofe, pasi në të kaluarën këtë privilegj e kanë pasur futbollistët që vinin nga kampionati italian apo ai spanjoll. Ndërkohë në konkurrencën e femrave ky epitet i ka takuar reprezentueses së kombëtares së Brazilit, Marta, e cila për herë të dytë në karrierë e fitoi këtë titull.