Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Skolari: Na duhet një plan tjetër

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Skolari: Na duhet një plan tjetër Empty
MesazhTitulli: Skolari: Na duhet një plan tjetër   Skolari: Na duhet një plan tjetër Icon_minitimeWed Jan 14, 2009 5:44 pm

rajneri i Çelsit: Duhet të ndryshojmë strategjinë, përndryshe, “lamtumirë” titull!

Luies Felipe Skolari ka thënë se do t’i duhet të prishë planet e tij dhe të nisë punën nga e para ose, përndryshe, duhet t’i thotë lamtumirë titullit këtë vit. Trajneri i Çelsit ka përjashtuar mundësinë e blerjeve të reja dhe është i mendimit se duhet ta përmbysë sistemin aktual të përzgjedhjes së skuadrës blu.

Londinezët kanë fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit në Premier Ligë. Humbja e së dielës, me rezultatin 3 0 nga Mançester Junajtedi, ishte humbja e tyre më e thellë në tri vitet e fundit; tashmë ka katër pikë pas Liverpulit kryesues. Skolari ka thënë: “Nuk jemi duke luajtur mirë për të fituar ndonjë trofe.

Nëse luajmë edhe tri katër ndeshje, si ajo e së dielës, nuk do të fitojmë asgjë. Eshtë përgjegjësia ime të ndërroj diçka në ekip. Skuadra duhet të përpiqet të japë maksimumin pa bërë gabime. Titulli nuk është fituar e as nuk është humbur. Kemi edhe 17 ndeshje për të luajtur, kështu që nuk i dihet si shkojnë gjërat. Le të mendojmë për të ardhmen.

Duhet të përmirësohemi dhe të mos ndihemi sikur kemi humbur gjithçka. Nuk jam ai lloj njeriu dhe nuk mendoj se lojtarët e mi janë të tillë”. Mesfushori Xhon Mikel Obi ka shprehur gjithashtu opinionin e tij për gjendjen e skuadrës londineze, duke thënë: “Ne jemi futbollistë profesionistë dhe luajmë me ekipet më të mira.

Asnjëri prej nesh nuk ka dëshirë të humbasë. Kur gjërat shkojnë kaq keq, ka shumë rëndësi se si do të jetë reagimi ynë, në përpjekje për ta përmirësuar situatën. Tani ne duhet të tregojmë karakterin tonë të fortë, të qëndrojmë të bashkuar dhe t’i rregullojmë gjërat. Ndeshja e ardhme është mirë që luhet së shpejti.

Duhet të sigurohemi, se do të fitojmë”. Mbrojtësi Rikardo Karvaho e ndien se duhet të ringrihen dhe të jenë më të fortë. “Duhet të jemi më të rreptë në mbulimin e kundërshtarit. Në ndeshjen e kaluar nuk mbuluam si duhet, dhe përfundoi siç e dimë të gjithë, - tha portugezi i Çelsit. -

Gabimi ynë kundër Mançesterit ishte pozicionimi ynë në momentin e gjuajtjes së goditjes së këndit; pastaj pësuam gol në minutën e fundit të pjesës së parë. Pas atij goli, ishte e vështirë të reagonim. U përpoqëm, por goli i dytë e mbylli lojën. Jemi duke pësuar shumë gola nga goditjet standarde. Nuk kemi ritmin e duhur, jemi pak të ngadaltë, por kemi një skuadër të mirë,” - ka shtuar Karvaho.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Skolari: Na duhet një plan tjetër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Skolari: S’kemi nevojë për përforcime
» Çelsi në krizë, Skolari sulmon Drogbanë
» Cech: Duhet të fillojmë të fitojmë
» Gerrard: Duhet ta mposhtim Evertonin
» Një tjetër mungesë, për ekipin përfaqësues të futbollit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: