Lorik Cana, s’do të jetë në Azerbajxhan
Lorik Cana s’do të ketë mundësinë që t’i shërbejë ekipit përfaqësues të Shqipërisë në miqësoren e rradhës kundër Azerbajxhanit në Baku. Lajmi është i konfirmuar, nga vetë trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë Arie Haan, për burimet zyrtare të FSHF-së. Sipas tij, “Është mundësia më e mirë, për të parë dhe ofruar lojtarë të rinj, në ekipin përfaqësues. Alternativat janë gjithëmonë të rëndësishme dhe nëpërmjet tyre, ne mund të përmirësohemi. Kjo është arsyeja që Cana, s’do të jetë në ndeshjen kundër Azerbajxhanit në Baku”– përfundoi Haan. Për trajnerin holandez të përfaqësueses shqiptare, ndeshja në Baku është e treta miqësore zyrtare që zhvillon, nën drejtimin e pankinës shqiptare.