Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, dëshiron që skuadra e tij ta mposhtë skuadrën rivale Everton në ndeshjen e sotme në kuadër të FA Cup.
Evertoni dhe Liverpooli takohen të mërkurën mbrëma në Goodison Park për të zhvilluar takimin e dytë, pasi që ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.
“Kemi pasur shumë barazime kohëve të fundit në ndeshjet të cilat është dashur t’i fitojmë. Prandaj dëshiroj që fitorja kundër Chelseat të jetë një kthim drejt sukseseve”.
“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment dhe vetëbesimin që kemi fituar me qëllim që në ndeshjet e radhës të dalim fitues, duke filluar nga takimi i mbrëmjes kundër Evertonit”, ka thënë mesfushori anglez.