Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Hiddink: Gerrard, jo Ronaldo

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Hiddink: Gerrard, jo Ronaldo Empty
MesazhTitulli: Hiddink: Gerrard, jo Ronaldo   Hiddink: Gerrard, jo Ronaldo Icon_minitimeSun Jan 25, 2009 2:23 pm

Trajneri i Rusisë, Guus Hiddink, ka kritikuar shpalljen e Cristiano Ronaldos si lojtarin më të mirë të vitit duke preferuar kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard, për këtë çmim.

“Cristiano Ronaldo është një lojtar që duket bukur, është gjithmonë me stil, ndërsa flokët e tij janë gjithmonë të rregulluara. Mirëpo, shpallja lojtari më i mirë i vitit është e tepërt”.

“Unë epreferoj Gerrardin. Ai është një lojtar me një teknikë superiore dhe përmbush të gjitha kualitete taktike, ndërsa unë e admiroj shpirtin dhe qëndrimin e tij në fushë”.

“Në futboll gjithçka ka të bëjë me pasionin për lojë. Gerrard është një lojtar me të cilin identifikohen tifozët. Ai është një njeri i cili e bart në vete dashurinë për skuadrën e tij”.

“Nuk duhet ta mohoj që Ronaldo i argëton tifozët dhe ka aftësi të shkëlqyeshme. Mirëpo, ai mundohet më shumë ta joshë publikun dhe të bëjë shfaqje. Gerrard dhe dyshja e Barcelonës, Xavi dhe Messi, nuk fokusohen në vetvete. Ata luajnë për skuadrën”, ka përfunduar mendimin tij holandezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Hiddink: Gerrard, jo Ronaldo
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Torres: Gerrard më i mirë se Lampard
» Gerrard: Duhet ta mposhtim Evertonin
» City: Në radhë janë Gerrard, Lampard dhe Messi
» Gerrard mund të dënohet me pesë vjet burg?
» Ronaldo: Nuk do të kaloj te PSG

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: