Ish-lojtari i Real Madridit dhe Milanit dhe ish-lojtari më i mirë në botë, braziliani Ronaldo, ka thënë se ai nuk do të transferohet tek ekipi francez Paris Saint-Germain.
Pas thashethemeve që qarkulluan në ditët e fundit, vetë “fenomeni” ka hedhur poshtë hipotezën e kalimit të tij në kampionatin francez për të bartur fanellën e ish-skuadrës së Lorik Canës, Paris Saint-Germain.
“Në Francë do ta taksonin pasurinë time me 4% dhe duke bërë vetëm pak llogari i bie që rroga ime të zvogëlohet shumë”, ka shpjeguar shkurt Ronaldo.
Kështu duket se arsyeja kryesore që Ronaldo refuzon Francën është çështja ekonomike.