Trajneri i Fiorentinës, Çesare Prandeli u ka premtuar futbollistëve të tij se do t'i qerasë me nga një picë, në rast se ata arrijnë ta mposhtin Juventusin në ndeshjen e së shtunës. Kriza financiare e cila e ka kapluar botën, po ndihet shumë edhe në klubet e futbollit dhe motivimi me shifra të mëdha parash për fitore, tashmë ka rënë në pica.
Futbollistët e Fiorentinës do të jenë të detyruar të motivohen nga shija e picës për fitore ndaj Juventusit. "Do t'i qerasë futbollistët e mi me pica, në rast se arrijnë të mposhtin Juventusin", ka theksuar Prandeli, i cili beson se skuadra e tij është e uritur për pikë, ashtu sikurse për pica. Ne do të luajmë kundër një skuadre të madhe, por ne jemi të vendosur për rezultat pozitiv dhe dëshirojmë të përsërisim paraqitjen tonë të shkëlqyeshme që kishim ndaj Milanit. Shpresoj se do të marrim rezultatin e dëshiruar nga kjo sfidë. Jam i bindur se ekziston mundësia për të marrë një rezultat të mirë", ka pohuar Prandeli.