Barcelona duket se nuk ka të ndalur! Viktimë e katalanasve kësaj here ka qenë Deportivo La Coruna që u mposht në Camp Nou me rezultat të thellë prej 5-0.
Nga dy gola të Thierry Henry dhe Samuel Eto’o (një nga penaltia) dhe një tjetër i Lionel Messi, vulosën rezultatin e edhe të një ndeshje të shkëlqyeshme të Barcelonës.
Superylli argjentinas ishte ai që hapi serinë e golave për të zgjedhurit e Pep Guardiolës, duke shënuar pas 21 minutash lojë.
Pas vetëm gjashtë minutash tjera Henry shënoi golin e dytë të Barcës dhe të parin të tij në këtë ndeshje. Ishte sulmuesi tjetër i blaugranëve, Samuel Eto’o, ai që kompletoi tre golat e pjesës së parë të shënuar nga treshja e famshme sulmuese (41’).
Pjesa e dytë rezultoi me dy gola të tjerë për liderin e La Ligës. Thierry Henry shënoi golin e dytë të tij pas një loje të mirë të Xavi Hernandez, tetë minuta para fundit të ndeshjes.
Kur kishin mbetur edhe pesë minuta, kapiteni Carles Puyol i vetmuar para golit kundërshtar, shmang portierin kundërshtar por pengohet nga ai, duke fituar penalti dhe duke nxjerrë jashtë portierin Daniel Aranzubia, që u ndëshkua mekarton të kuq (85’).
Duke pasur përballë një mesfushor të shndërruar në portier, Juan Rodriguez, Samuel Eto’o nuk huqi nga pika e bardhë, për të shënuar golin e dytë të tij dhe të pestin për Barcelonën.
__________________