Megjithëse lajmi është publikuar nga vet zyrtarët e klubit, nuk është dhënë asnjë informacion rreth vlerës dhe kohëzgjatjes së kontratës së re. Në komunikatën e lëshuar për media thuhet: “Kryetari i klubit Franko Sensi dhe trajneri Luçiano Spaleti me kënaqësi të madhe publikojnë vazhdimin e kontratës. Hollësitë për kontratën e re do të publikohen nesër”. Sipas zërave që qarkullojnë në kryeqytetin italian, parashikohet që Spaleti të ketë nënshkruar kontratën deri në vitin 2011, ndërsa për një stinor ai do të marrë 1.4 milionë euro.