Problemet e furnizimit me energji elektrike që përfshinë edhe kryeqytetin në ditët e fundit nuk kanë më shkak për të ndodhur. Operatori i Sistemit te Transmetimit OST njoftoi se, linja e tensionit të lartë Bushat-Lezhë e cila kishte dhe tetë shtylla të dëmtuara nga reshjet e dendura të dëborës është vënë në punë me kapacitet të plotë që nga pasditja e të hënës. Ka qenë pikërisht dëmtimi i kësaj linje që shkaktoi anomali në furnizimin me energji për disa ditë me radhë.