Bashkimi Europian ka deklaruar se sot do të rifillojë furnizimi normal me gaz natyror nga Rusia nëpërmjet Ukrainës, kjo pas nënshkrimit të marrëveshjes mbi monitoruesit një ditë më parë. Me qindra mijëra europianë janë vënë në kushte të vështira për shkak të mungesës së gazit, kjo pasi Rusia mbylli rubinetët për shkak të një konflikti mbi kontratën me Ukrainën. Por, pavarësisht marrëveshjes, nevojitet një farë kohe, rreth 48 orë nga nënshkrimi i saj, deri në momentin kur furnizimi të rikthehet në gjendje normale.