Kompania ruse e gazit, Gazprom, thotë se do të rifillojë sot furnizimin me gaz në Europë përmes Ukrainës.
Një zëdhënës tha se tranziti do të fillonte në orën 7 sipas orës së Greenwich-it, por kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko citohet të ketë thënë se furnizimi në fakt ka filluar.
Kompanitë ruse dhe ato ukrainase të gazit firmosën një marrëveshje që kishte si qëllim t'i jepte fund mosmarrëveshjeve për çmimin e gazit që ka shkaktuar mungesa të mëdha në furnizim në Europën qendore dhe atë Lindore.
Megjithatë korrespondentët thonë se mosmarrëveshjet kanë qenë gjithmonë të shoqëruara me konfuzion dhe se marrëveshjet e mëparëshme për rifillimin e furnizimit me gaz nuk janë zbatuar gjithmonë