Krerët e Bashkimit Europian paralajmërojnë Ukrainën e Rusinë se do të ndërmarrin nismë ligjore kundrejt krizës së gazit. Presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, ka bërë të ditur se do të sugjerojë kompanitë europiane të energjitikës të padisin në gjyq Gazpromin dhe Naftogazin në rast se këto të fundit nuk nxitojnë të rinisin furnizimin.