Rusia dhe Ukraina thanë se janë pajtuar me kornizën e marrëveshjes për furnizimin e Evropës me gaz. Kjo u bë e ditur pas takimit të kryeministrit rus, Vladimir Putin dhe kryeministres ukrainase, Yulia Tymoshenko.
Furnizimi me gaz i Evropës u vështirësua mjaft pasi Rusia ndërpreu dërgesat në Ukrainë pas mosmarrëveshjeve që kishte me të për çmimin dhe borxhet.