Presidenti rus Medvedev ka deklaruar se konflikti për gazin del jashtë kuadrit të marrëdhënieve dypalëshe mes Moskës dhe Kievit.
Sipas Medvedev, çështja nuk mund të zgjidhet, nëse në të nuk përfshihen vendet evropiane. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia Interfax, që citon liderin e Kremlinit.
Nesër në Moskë do të mbahet një samit për zgjidhjen e krizës së gazit, ku pritet të marrin pjesë të gjitha vendet që furnizohen me gazin rus përmes Ukrainës.