Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ministrat e energjisë të BE-së për furnizimin me gaz

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Ministrat e energjisë të BE-së për furnizimin me gaz Empty
MesazhTitulli: Ministrat e energjisë të BE-së për furnizimin me gaz   Ministrat e energjisë të BE-së për furnizimin me gaz Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 11:51 am

Ministrat e energjisë e Bashkimit Evropian sot në Bruksel duhet t`i shqyrtojnë masat urgjente që duhet të ndërmerren për normalizimin e furnizimit me gaz për BE-në dhe për Ballkanin.
Kontesti ruso-ukrainas për gazin i zbrazi gazësjellësit për 18 shtete evropiane, ndërsa pas ndërmjetësimit të BE-së dhe marrëveshjes për dërgimin e ekspertëve evropianë, rusë dhe ukrainas për mbikëqyrje të qarkullimit të gazit, normalizimit i gjendjes matet me orë.

Sipas kumtesës së presidencës çeke të BE-së, ministrat e Transportit, Telekomunikimeve dhe Energjisë e BE-së sot do të vendosin se cilat masa konkrete duhet të ndërmerren me qëllim që të tejkalohet situata e krijuar pas ndërprerjes së furnizimeve të gazit rus përmes Ukrainës dhe që shkaktoi probleme të mëdha në më shumë shtete.

Grupi koordinativ për gaz i BE-së të premten konstatoi se anëtaret e BE-së në masë të madhe duhet ta shfrytëzojnë gazin që e kanë në rezervë për t`u ndihmuar anëtareve tjera të BE-së dhe vendeve ballkanike, të cilat më rëndë janë goditur nga ndërprerja e furnizimit të gazit rus.

Ministrat e BE-së do t`i shqyrtojnë konstatimet e Grupit koordinativ, i cili kërkoi zbatimin e masave afatmesme dhe afatgjate për përmirësimin e lidhshmërisë së BE-së dhe vendeve të Bashkësisë për energji dhe duhet të marrin vendim për hapat e mëtejshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ministrat e energjisë të BE-së për furnizimin me gaz
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bashkimi Evropian: Sot Rusia nis furnizimin me gaz për Evropën
» OST: Kryeqyteti nuk do të vuajë më furnizimin me energji elektrike
» KEK, reduktimet e energjisë hiqen
» Kërkohet zbritja e tarifës së energjisë elektrike
» Kriza e gazit, Europa drejt energjisë bërthamore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: