Koalicioni ad-hoc i shoqërisë civile duke u deklaruar kundër ngritjes së tarifës së energjisë elektrike ka dërguar një shkresë zyrtare në adresë të Zyrës së Rregullatorit për Energji, përmes së cilës kërkohet që të mos ketë ngritje të tarifës së energjisë elektrike.
Kjo shkresë është aktiviteti i parë i koalicionit në kampanjën për të kundërshtuar ngritjen eventuale të tarifës së energjisë elektrike.
Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile përbëhet nga: Aksioni Qytetar FOL'08 (Prishtinë), Forumi për Iniciativa Qytetare (Prishtinë), Instituti Demokratik i Kosovës (Prishtinë-Prizren) Qendra Kosovare për Studime Ndërkombëtare (Gjilan), Iniciativa për Progres (Ferizaj), Syri i Vizionit (Pejë) dhe Comunity Building Mitrovicë, njofton Zyrtare për komunikim me publikun “FOL'08”.